Wednesday, May 8, 2024
Home Kronika Foto/ Sherr mes shqiptarëve në Athinë, 1 i plagosur

Foto/ Sherr mes shqiptarëve në Athinë, 1 i plagosur

0
745

Një shqiptar është plagosur me thikë pasi u sulmua nga një bashkatdhetar i tij. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Marousi” në Athinë.

Pas goditjes me thikë, shqiptari ka mbetur i shtrirë në rrugë, ndërsa të pranishmit kanë njoftuar menjëherë ambulancën, përcjell athensvoice.gr, raporton BalkanWeb.

Shqiptari është transportuar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur arrestimin e agresorit, por ende nuk dihet shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i të përfshirëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here