Qeveria “Rama” ikën në Kukës

0
654

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta mbledhë qeverinë në Kukës. Këto dy ditë Ministrat dhe Rama do të inspektojnë punimet e dy urave në rrugën Kukës-Morinë, ashtu si edhe pikën doganore të Morinës. Një diskutim për lojërat e fatit, Rama e ka rezervuar me gratë e vajzat kuksiane.

Qeveria do të mblidhet këtë fundjavë në Kukës. Sipas axhendës së publikuar, kryeministri Edi Rama e Ministrat do të ndalen së pari në Shishtavec në një takim me banorët për projektin “100 fshatrat”.

Pas një dreke në Novoselë, rreth orës 15:00 kreu i qeverisë do të inspektojë punimet për ndërtimin e dy urave nga ARRSH në rrugën Kukës-Morinë.

Më pas do të inspektohet edhe pika doganore e Morinës, pikë e përbashkët kjo me Kosovën.

Pasdite, kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin me të rinjtë e qarkut në Pallatin e Kulturës “E gjithë vëmendja për ju”, ku do të bëhen anëtarësime të reja.

Në fund, ministra e zv.ministra do të jenë pjesë e një feste me të rinjtë, ku duket se Kryeministri nuk do të jetë i pranishëm.

Të shtunën, Kryeministri do të jetë në shtëpinë e një familjeje që po rindërtohet. Më pas kreu i qeverisë do të inspektojë spitalin rajonal të Kukësit, repartin e Mamografisë.

Rama ka vendosur të diskutojë me gratë e vajzat e Kukësit edhe ligjin për mbylljen e basteve.

Mbledhja e qeverisë do të jetë rreth mesditës së të shtunës, në Pallatin e Kulturës dhe më pas qeveria do të niset për në Has, ku do të jetë takimi i bashkëqeverisjes, në të cilin do të bëhet edhe llogaridhënia në nivel lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here