Takimi i Presidentit Meta me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Gjermanisë

0
514

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, Andreas Scheuer.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Postimi i Presidentit Meta dje në facebook

Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë, z.Andreas Scheuer. Mirënjohje për kontributin e çmuar financiar dhe asistencën teknike që Gjermania ka dhënë prej më shumë se 30 vitesh në funksion të zhvillimit ekonomiko-social, proceseve demokratizuese, si dhe integrimit europian të vendit. Kemi nevojë për më shumë investime dhe prezencë të kompanive gjermane në tregun shqiptar.🇦🇱🤝🇩🇪

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here