Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Durrës, kokainë në airbag-un e makinës, kapen dy persona

Durrës, kokainë në airbag-un e makinës, kapen dy persona

0
518

Policia e Durrësit ka sekuestruar 2 kilogramë kokainë, e cila ishte fshehur në airbag-un e një makina.

Në kuadër të operacionit të koduar “Menaxheri”, u arrestuan dy persona Taulant Lala 29 vjeç dhe Adnand Bufi  22 vjeç, të dy banues në Shkozet, Durrës.

“Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas  vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ) , në afësi të vendit të quajtur “Ura e  Dajlanit” kanë dalë nga mjeti. Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë. Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag“, sqaron policia.

Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me  plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here