Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Nëna e Kostandin Kacifas mes lotëve: Pse duhet ta vrisnin djalin tim

Nëna e Kostandin Kacifas mes lotëve: Pse duhet ta vrisnin djalin tim

0
737

Nëna e Kostandin Kacifës, i cili u vra një ditë më parë nga përplasja me policinë shqiptare ka folur për mediat greke.

Në një lidhje telefonike për televizionin Antena, gruaja vajton djalin e saj. Ajo nuk është në gjendje të flasë, ndërsa artikulon fjalët “pse duhet të vrisnin djalin tim”.

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat”, shprhet e dëshpëruar nëna e 35-vjeçarit.

“Unë nuk dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim“, tha gruaja duke qarë, më pas mbylli telefonin, pasi nuk ishte në gjendje të fliste.

Dy motrat e Konstandin Kacifës, të cilat jetojnë në Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here