Presidenti po merr informacion nga organet ligjzbatuese për Sandër Lleshin

0
568

Dita e premte  është fundi i afatit kushtetues  kur presidenti i republikës duhet të shprehet për propozimin e kryeministrit Edi Rama, për Sandër Lleshin si ministër i Ri i Punëve të Brendshme.

Ndërkohë jo zyrtarisht u mësua se presidenti, para se të vendosë miratimin ose jo të Sandër Lleshit, ka kërkuar informacion në të gjithe institucionet ligjzbatuese, mbi figuren e tij. Kjo është një procedurë që presidenti ndjek për çdo emër, para dekretimit, por të njëjta burime saktësuan se në këtë rast është kërkuar informacion specifik pranë shërbimit Informativ Ushtarak,  kryesisht për ngjarjen e 21 janarit 2011. Në atë kohë  Lleshi,  ka mbajtur postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërsa u akuzua nga poltika se ka qënë iniciator i një palani  te ushtrise per shpalljen e shtetrrethimit në vend, e kjo  u konsiderua si puç institucional  nga Sali Berisha që mbate detyrën e kryeministrit.

Sandërr Lleshi është ministri Brendshëm i 88, në historinë e republikës së Shqipërisë, ndërsa  koha  tregon për një institucion të paqëndrueshëm ndër vite përball sulmeve dhe keqpërdorimeve poltike.

Kjo Ministri ka një ndër hoistorit me të çuditshme,  duke njohur ministër për vetëm 5 dit  në vitin 1939, por dhe karrige të çimentuar  në më shumë se dy dekada,  sic ishte Kadri Hazbiu që drejtoi këtë institucion për 25 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here