Vrasja e ekstremistit grek, familja tërheq trupin nga morgu

0
579

Familjarët e minoritarit grek, Kostandinos Kacifa, i cili u vra dy ditë më parë nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat janë paraqitur në morgun e Gjirokastrës për të tërhequr trupin e 35-vjecarit.

Familjarët e ekstremistit grek kanë kërkuar ekspertizë private për trupin e të ndjerit, ku pjesë të ishin edhe grekët.

Nuk dihet ende se kur do të bëhet varrimi i tij. Më herët në një deklaratë për mediart greke, babai i Kostandinos Kacifa ka thënë se djali i tij u fymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here