Itali, pranga 8 shqiptarëve për trafikun e sasive të mëdha të drogës

0
637

Tetë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, nën akuzën e posedimit dhe shitjes së sasive të mëdha të drogës, kokainë, heroinë dhe marihuanë.

Nga operacioni pas urdhër-arresteve të lëshuara nga gjykata, u arrestua edhe një italian dhe një rumun.

Arrestimet janë kryer në krahinat e Milanos, Monza dhe Brianza, Varese, Pesaro dhe Urbino dhe Rovigo.

Hetimet ndaj tyre nisën pas vrasjes me armë zjarri të dy shqiptarëve në Canegrate më 10 nëntor 2016, përkatësisht Arben dhe Alban Lleshaj. Autorët e ngjarjes u arrestuan më 4 maj 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here