Aeroporti i Kukësit, Rama prezanton kopjen e një projekti në Gjeorgji

0
1471

Pak ditë pasi shkarkoi zv.Ministrin e Arsimit për plagjiaturë, kryeministri Rama u ka shfaqur kuksianëve projektin e aeroportit të Kukësit që është një kopje e një projekti në Gjeorgji.

Këto janë pamjet e publikuara nga një  firmë holandeze UNStudio për projektin e  terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kutaisit në Gjeorgji.

Duket se të dy pamjet në 3D nuk kanë ndryshim. Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri prezanton një projekt të kopjuar.

Një rast i tillë ka qenë edhe ai për Teatrin e ri Kombëtar, kur Rama prezantoi veprën e arkitektit danez, Bjarke Ingels, projekt i studios ukrainase Forma, i skualifikuar në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut.

Kopjimi i projektit gjeorgjian nga qeveria u denoncua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili tha se Rama ka mashtruar me projektin për aeroportin e Kukësit.

Berisha: “Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji.  3D-të janë identike. Mirë që është kujdesur të heqi ujin dhe shinat e trenit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here