Grabiste me armë e lidhte njerëzit, kapet shqiptari në Itali

0
698

Gjatë ditës së sotme policia italiane ka prangosur katër persona, të cilët dyshohen se kanë kryer 7 raste vjedhjesh dhe grabitje banesash, por edhe filiale postash e ambinete lokalesh.

Siç raportojnë mediat italiane, në mesin e të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili së bashku me 3 të tjerët kryente vepra penale të grabitjes dhe të vjedhjes në disa zona të Italisë.

Pas hetimeve intensive, shqiptari i njohur si Përparim Lamaj dhe tre të tjerët kanë qenë protagonistë në këto aksione.  Veprat e tilla dyshohet t’i kenë kryer përgjatë dy viteve, konkretisht nga tetori i 2015 deri në tetor të 2017.

Në aktivitetin e tyre kriminal, objekt i grabitjeve ishin zyrat e postave, lokalet, madje nuk kanë munguar edhe rastet, të cilat janë shoqëruar duke lidhur pronarët e lokaleve e më pas janë grabitur para, telefona dhe sende me vlerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here