Nikolla për reformën në gjimnaze: Më parë zgjidhnin mësuesit, tani zgjedhin nxënësit

0
810

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi se reforma e Ministrisë së Arsimit në sistemin parauniversitar ka lehtësuar nxënësit nga ngarkesa e tepërt.

E pranishme në aktivitetin “Matura e gjimnazit të reformuar”në shkollën “Sami Frashëri”, Nikolla vuri në dukje edhe avantazhet për sa i përket peshës specifike që kanë vetë nxënësit në përzgjedhjen e lëndëve që do studiojnë.

Nikolla: Ju flisni për çfarë ka ndodhur, nëse nuk do të kishim këtë reformë, në vitin e parë do të bënit 28 lëndë. Në vitin e dytë 22 lëndë dhe jo 12 lëndë dhe një me zgjedhje. Për të ardhur në maturën hyrëse, në maturë, kurrikula e vjetër 30 lëndë, 15 me zgjedhje dhe pesha juaj ishte 15.6%. Matura e re ka vetëm 6 lëndë dhe 14 lëndë me zgjedhje dhe ju zgjidhni në masën 47%.

Më parë nuk zgjidhnin nxënësit, por mësuesit sepse duhet të plotësonin orët. Tashmë qasje e re, mësuesi i shërben nxënësit dhe bashkë me prindërit, nxënësi firmos. Nuk bëmë transferim mekanik, por kemi një gjimnaz të ri në mendësi. Sot ka ndërveprim që këta të rinj të kenë sukses nesër. Kemi një gjimnaz që bashkohet me arsimin 9 vjeçar, është në standarde dhe i vlerësuar. Sfida është përball nesh, të studiojmë dhe përgatitemi më mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here