Buxheti në komisione, të enjten nuk ka seancë plenare

0
550

Kuvendi nuk do të zhvillojë të enjten seancë plenare siç jemi mësuar. Seanca e planifikuar të enjten nuk do të zhvillohet pasi maxhoranca do të ketë diskutime në komisionet parlamentare për projektbuxhetin.

Buxheti po shqyrtohet prej ditës së djeshme në komisionet përkatëse dhe pas diskutimeve do të kalojë në parlament për votim. Prej nisjes së sesionit të ri parlamentar opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë.

Parlamenti u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme dhe votoi dekretin e Presidentit të Republikës për shkarkimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here