Pranverë edhe gjatë muajit nëntor

0
640

Pranvera nuk është larguar, vjeshta do të vijojë të jetë e tillë sipas kushteve atmosferike. Çadrën mos e merrni me vete këto ditë nëntori, pasi temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta.

“Deri më tani nëntori ka shënuar vlera shumë të larta, disa ditë ka shënuar edhe 28-29 gradë. Pritet që edhe pjesa tjetër e nëntorit të shënojë vlera 25- 26 gradë maksimalja në rang territori, që në fakt është 2-3 gradë mbi normalen”, shprehet Lajda Porja, sinoptikane.

Deri në datën 20 nëntor moti do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, por më pas pritet të ketë një episode vranësirash dhe shirash, por jo në sasi të konsiderueshme. Kryesisht kjo do të ndodh në zonat jugore, dhe pjesërisht në zonat qendrore, tregojnë meteorologët.

“Mund të them që edhe pse do të kemi shira, do të jenë shumë të pakta dhe kryesisht shira të izoluar. Mbetemi në situatën e motit të vranët edhe gjatë ditës së enjte, ku shirat do të jenë kryesisht në zonat malore, kurse dita e premte dhe fundjava do të sjellë sërish kthime në territor”, shton Lajda Porja, sinoptikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here