Pritje madhështore për Presidentin Meta nga arbëreshët në Kalabri

0
648

Vizita e kreut të shtetit shqiptar në Kalabri është pritur me entuziazëm nga arbëreshët që jetojnë në komunat e këtij rajoni të Italisë.

Sot në mbrëmje janë të shumtë qytetarët që kanë dalë për t’i uruar mirëseardhjen Presidentit të Shqipërisë. Videot më poshtë paraqesin mikëpritjen e arbëreshëve në Lungro të Rajonit të Kalabrisë.

Presidenti Meta është pritur në Kishën e Lungro-s, një nga më të vjetrat e arbëreshëve në këtë zonë.

 

“Të bashkuar në emër të Skënderbeut”. Televizioni “RAI” për vizitën e Presidentit Meta

Televizioni “RAI” e ka cilësuar historik takimin që pritet të zhvillohet mes presidentit shqiptar dhe atij italian në komunat arbëreshe në Itali. Në kronikën e vizitës së sotme, televizioni raporton se takimi zhvillohet si pjesë e ceremoninë për 550-vjetorin e vdekjes së heroit shqiptar Skënderbeu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here