Friday, May 10, 2024
Home Politikë Gjyqi Balla-Basha, avokati Bardhi: Kreu i grupit të PS nuk fakton pafajësinë...

Gjyqi Balla-Basha, avokati Bardhi: Kreu i grupit të PS nuk fakton pafajësinë e tij

0
572

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, ku ky i fundit akuzohet për shpifje.

Kreu i grupit parlamentar të PS nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa përfaqësohej nga avokati i tij.

Edhe kreu demokrat përfaqësohej nga avokati Gazmend Bardhi, i cili tha se nuk ka prova apo dëshmi për të mohuar akuzën e bërë nga Basha për 3.4 mln eurot në Toyota Yaris.

Bardhi: Balla ka ngritur akuza për shpifje, por nuk fakton pafajësinë e tij. Numri 2 i PS nuk ka porva për shpifjen që pretendon, pasi ai është i përfshirë në 3,4 milion eurot e kapura në portin e Durrësit.

Basha është njoftuar nga burime të tij për ardhjen e 3.4 milionë eurove në pronësi të një zyrtari të lartë për mazhorancën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here