Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Ambasadori Soreca: Duhet një ministri e Brendshme funksionale

Ambasadori Soreca: Duhet një ministri e Brendshme funksionale

0
739

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka deklaruar se duhet të ketë një ministri të Brendshme funksionale.

“Kohët e fundit janë marrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”, u shpreh ambasadori Soreca, ndërsa theksoi se duhet të vijojë lufta kundër krimit të organizuar.

Në lidhje me proceset integruese të Shqipërisë, Soreca u shpreh se qeveria dhe bashkitë duhet të përfshijnë më shume shoqëritë civile në procesin e integrimit.

Deklaratat e ambasadorit Soreca u bënë gjatë një aktiviteti ku delegacioni i Bashkimit Evropian do të zhvillojë konsultime publike me organizatat e shoqërisë civile për dy ditë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke u përgatitur për Raportin Vjetor të Komisionit Evropain mbi Shqipërinë, 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here