Friday, May 10, 2024
Home Politikë Reagon Vasili: Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshajn në Kuvend

Reagon Vasili: Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshajn në Kuvend

0
518

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për mosdekretimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit.

Pas fjalës së Ramës në Kuvend, Vasili u shpreh se kryeministri vuri kujën për Lleshajn në mes të Parlamentit.

“Kryeministri i plagosur shpirtërisht qan për Lleshajn në Kuvend.

Kryeministri që nuk vuri kujën se Shqipëria u mbyt me drogë dhe u pagëzua si Kolumbia e Europës, apo që është vendi i parë në Europë për emigrimin e fëmijëve, apo që u rikthye në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para, apo që krimi i organizuar dhe dhjetra banda janë sheshit nëpër Shqipëri sot:  vuri kujën në mes të parlamentit e qan e qan aq fort për Lleshajn.

Duket një qarje që shkon përtej Kushtetutës, një qarje që i del nga zemra, nga shpirti dhe nga trupi.

Mbaje veten kryeministër se le nam mos ngatërro punet e shtetit me punët e shpirtit,”-tha ai në një postim në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here