Njihuni me çiftin britanik që kanë 21 fëmijë

0
851

BRITANI E MADHE

Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Një çift bashkeshortësh nga Britania, që kishin menduar se do të sillnin jetë maksimumi tre pasardhës, tashmë janë bërë prindër të 21 fëmijëve. Së fundi, Sue Radford, 43 vjeçe, lindi vogëlushen Bonnie, për të cilën thotë se do të jetë e fundit. Për momentin, i të njëjtit mendim është babai i fëmijëve Noel 47 vjeç.

“Të gjithë fëmijët po e prisnin me padurim Bonin. Është një moment i adhurueshëm kur sjell në shtëpi një anëtar të ri të familjes dhe të gjithë rreshtohen për t’i dhënë përqafimin e parë. Askush nuk e kishte menduar që do të bënim 21 fëmijë. Mendonim se do të bënim maksimumi tre. Tashmë e kemi vendosur të ndalim. Boni kompletoi familjen tonë”.

Megjithatë, “The Sun” shkruan se edhe para se të lindnte vajza e tyre e parafundit, e cila tashmë është 14 muajshe, çifti ishte shprehur në të njëjtën mënyrë.

“Tashmë ka ardhur fundi. Veshjet e shtatzanisë do t’i hedh dhe të qenurit shtatzënë nuk do të më mungojë aspak. Të gjithë më pyetën në spital nëse do të më shohin sërish vitin tjetër dhe iu sigurova që jo. Do të shijojmë fëmijët që kemi dhe do të presim nipër dhe mbesa”. Çifti solli në jetë fëmijën e parë kur Sue ishte 14 vjeç, ndërsa Noel 18 vjeç.

Jeta e tyre duhet të jetë tërësisht e vecante me kaq shumë fëmijë e zëra të gëzuar rreth vetes, por po ashtu edhe shumë e vështirë, kur përfytyron që më të vegjlit mund të fillojnë të qajnë të gjithë së bashku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here