Kalemaj: Marrëveshje PS-PD për të votuar statusin e gjyqtarëve dhe kodin rrugor

0
545

Prej muajsh në rendin e ditës së seancave parlamentare kanë mbetur dy projektligje, ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Kodi Rrugor. Për të zgjidhur këtë ngërç, analisti Ilir Kalemaj propozon një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe ndryshimet në kodin rrugor prej disa javësh kanë mbetur në sirtarin e Kuvendit.

Mungesa e opozitës në Kuvend e ka bërë të pamundur votimin e këtyre nismave të mazhorancës që kërkojnë votim me shumicë të cilësuar.

Për Ilir Kalemaj, përgjegjës për këtë ngërç të Parlamentit është edhe mungesa e vullnetit nga ana e PS-së.

Ilir Kalemaj: Parlamenti ka kohë që ka hyrë në një ngërç politik, opozita ka peshën e saj të përgjegjësisë. Mazhoranca nuk shtrin dorën për bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund këtij ngërçi artificial të prodhuar.

Ndërsa në lidhje me projektligjet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në reformën në drejtësi, Kalemaj propozon një marrëveshje tjetër mes kampeve opozitare.

Ilir Kalemaj: Arkitektura e sistemit të drejtësisë ka ngelur ende pa çati. Qeveria apo mazhoranca ka një detyrë për ta ftuar në tavolinë opozitën, për të arritur një marrëveshje politike. 

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, opozita ka vendosur që të mbajë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin.

PD i ka vënë kusht mazhorancës që të votojë vettingun në politikë si dhe të merren parasysh kërkesat e saj për reformën zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here