Lezhë, trotuarët zaptohen nga makinat

0
564

Në Lezhë këmbësorët nuk kanë asnjë mundësi të lëvizin në trotuare apo në hapësirat e përcaktuara për ta. Automjetet parkojnë ku të munden dhe për këtë Policia Bashkiake njofton se po ndërmerr një aksion që do mund të normalizojë situatën.

Me karrocën e fëmijës ecën në mes të rrugës. Në trotuar nuk ka vend për të. Këmbësorët dhe makinat kanë këmbyer pozicionet në Lezhë. Trotuarët janë zaptuar nga automjetet. Ky është problem që identifikohet kryesisht në qender të qytetit. Të moshuar e fëmijë lëvizin aty ku të gjejnë hapësirë.

Policia bashkiake thotë se ka nisur një aksion për të çliruar çdo hapësirë publike. Prioritet duket se kanë abuzimet me ambjentet e këmbësore. Makinat mbi trotuar nuk është problem i ri në Lezhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here