Monday, January 27, 2025
Home Kronika Atentati në Shkodër: Viktima u godit në kokë e gjoks, u plagos...

Atentati në Shkodër: Viktima u godit në kokë e gjoks, u plagos dhe tregtari i peshkut

0
1798

Pak  orë pasi Sander Lleshi në cilësinë e zv/ministrit të Brendshëm ju la  porosi të qarta drejtuesve të policisë së Shkodres për goditjen e  kriminalitetit dhe zbardhjen  e ngjarjeve të rënda të shënuara në këtë qytet, plumbat i morën jetën  një shtetasi dhe lanë të plagosur një tjetër mëngjesin e së mërkurës.  

Kryeqendra e veriut u trondit në një nga zonat më të populluara, në  hyrje të merkatës së Rusit kur breshëria e plumbave  u shti në drejtim të 31 vjeçarit Fatos Ferracakut dhe Fatmir Mehaj. 

 Sipas raportimeve të dëshmitarëve në vendngjarje dhe policisë lokale,  kanë qënë dy persona të maskuar që lëviznin me një motorçikletë që  qëlluan në drejtim të 31 vjeçarit, ku plumbat më pas  kapën edhe tregtarin e peshkut, pasi të dy po qëndronin me njëri  tjetrin. 

Plumbat e kapën në kokë, gjoks dhe këmbë 31 vjeçarin që  rezultuan edhe fatal për të, pasi humbi jetën në spital, ndërsa shtetasi  tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën, pasi plumbat  e goditën në pjesën e legenit dhe kofshë. Autorët kanë shpejtuar të  ikin nga vendi i ngjarjes dhe disa metra më tutje, në zonën e njohur si  Livadhe kanë djegur motorrin me të cilin lëviznin dhe janë larguar në  drejtim të paditur. 

Policia bëri shoqërimin në  komisariat të disa tregtarëve që rezultojnë dëshmitarë okularë, ndërsa  në ndihmë pritet ti vijnë edhe kamerat e sigurisë të subjekteve përreth.  

Viktima rezulton kushëri i Arjan Ferracakut, i vrarë pak muaj më parë  në zonën e Livadheve në Shkoder, ngjarje për  të cilën policia nuk ka ende autor të dyshuar. Të paqarta mbeten  shkaqet e kësaj ngjarje të radhës që trondit kryeqendrën e veriut, duke  rënduar bilancin e vrasjeve dhe plagosjeve pa autor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here