Wednesday, May 1, 2024
Home Aktualitet “Dita e Tolerancës”, Meta: Kombi i Nënë Terezës unikal në botë

“Dita e Tolerancës”, Meta: Kombi i Nënë Terezës unikal në botë

0
626

Në ditën Ndërkombëtar të Tolerancës, kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria është një model unikal në botë për tolerancë fetare.

Gjithashtu Meta theksoi faktin se Shqipëria është  një vend, i cili kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për këtë ai premtoi mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një nder për Shqipërinë të jetë pritëse e një evenimenti me rendësi globale. Pas 100 vitesh kur shikojnë një  botë të trazuar, ndjehemi të keqardhje të arrijmë paqen duke përdorur dhunën. Ky formum ku bashkon  përpjekjet është në linjë e OKB duke kontribuuar në shtrirjen e paqe dhe kulturës. Shqipëria ka një meritë  në ruajtjen e tolerancës. Ne jemi një vend unikal për harmoninë fetare”, tha ai.

Në fjalën e tij, presidenti tha se Ballkani Perëndimor ka një sfidë të përbashkët dhe ky është integrimi në BE duke mbyllur plagët dhe inatet e së shkuarës.

“Komshinjtë mysliman dhe të krishterë festojnë së bashku krishtlindjet. Sfida e përbashkët e Ballkanit është integrimi në BE, e cila na dikton se me përvojat e kaluara të shohim drejt të ardhmes si mënyrë për të evituar të kaluarën. Shqipëria është një kontribuues për paqen dhe stabilitetin. Shqipëria nxit  dialogun  mes Kosovës dhe Serbisë. Ne inkurajojmë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë”, shtoi Meta.

Mes tjerash, i pari i republikës vendosi theksin tek edukimi i të rinjve dhe investimin në arsim, si mjeti i duhur për të promovuar vlerat dhe paqen në botë

“E ardhmja në paqe dhe në tolerancë  se të gjitha kombet në rajon janë diku shumicë dhe pakicë. Arsimimi dhe edukimi i të rinjve tanë është thelbësor, Shtete që kanë investuar në arsimimin e të rinjve kanë patur progres rrënjësor. Jeni të mirëpritur të përçoni një mesash tolerance nga Kombi i Nënë Terezës” shtoi Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here