Wednesday, May 1, 2024
Home Aktualitet Kolegji i Apelimit shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për gjyqtarin Islamaj

Kolegji i Apelimit shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për gjyqtarin Islamaj

0
562

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit u zhvillua seanca për ankimimin e Komisionerit Publik, Florjan Ballhysa, ndaj gjyqtarit Edmond Islamaj.

Komisioneri Florjan Ballhysa deklaroi se në seancë se u qëndron deklaratave për gjyqtarin Islamaj.

Ballhysa: Të shprehet trupa gjykuese nëse jemi në kushtet për çeljen e hetimin gjyqësor.

Ndërkohë trupa gjykuese pyeti Islamaj: Jeni shprehur se keni një listë për udhëtimet jashtë shtetit. Ku është kjo listë?

Gjyqtari Edmond Islamaj: Ju kërkoj ndjesë se e kam harruar dhe mund ta gjej e ta dorëzoj. Unë i kam paraqitur provat si akte që i shërbejnë procesit. Mendoj që Komisioneri duhet të shprehet nëse e bindin ose jo provat, pastaj gjykimi të vendosë. Kolegji i Apelimit nuk ka karakterin e KPK dhe s’mund të mbledhë prova të reja. Kërkesa e Komisionerit Publik është e pabazuar në ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here