Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Protesta tek Kuvendi, Rama: Dhuna ndaj policëve s’do tolerohet

Protesta tek Kuvendi, Rama: Dhuna ndaj policëve s’do tolerohet

0
484

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e banorëve të Astirit përballë Parlamentit, e cila u shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Rama thotë se dhuna ndaj punonjësve të policinë nuk do tolerohet dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që janë me dokumente të rregullta ta distancohen nga ata që ai i quan zaptues profesionistë.

“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”- shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here