U mor peng nga një ‘BMW’, vajza hapi derën dhe kërkoi ndihmë, kapen autorët

0
691

Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia duke e shpëtuar.

Teksa makina po kalonte në rrugën e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, vajza ka hapur derën duke thirrur “Ndihmë, ndihmë”.

Në këtë moment policia i është vendosur në ndjekje makinës dhe pas disa minutash ka arritur që të arrestojë autorin e pengmarrjes. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur është ndaluar autori dhe makina me targë AA 855 BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here