U plagosën gjatë protestës me banorët e Astirit, Ministri Lleshaj: Nuk tolerojmë dhunën ndaj forcave të rendit

0
792
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar mesditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë për të vizituar efektivët e policisë që pësuan lëndime të ndryshme gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para parlamentit.

“Është për të ardhur keq e papranueshme që në një ditë të tille krejt normale të ndodhë një ngjarje anormale, të goditet Policia e Shtetit. Sot për fat të keq është goditur nga qytetarë të papërgjegjshëm që në shkelje të ligjit ngrenë dorë mbi policinë e shtetit. Po ashtu forca politike inspirojnë dhunë ndaj policisë së shtetit.

Janë një numër i konsiderueshmë policisësh të dëmtuar. Policia është policia e tyre, mban mbi supe simbole të kombit kush ngre dorën ndaj saj ngre dorën ndaj interesit publik dhe vlerave e simboleve kombëtare. Përfaqësues politikë të caktuar që mundohen të fitojnë kapital politik të distancohen nga dhuna dhe nga aktet e papërgjegjshme, dhe të dalin në mbështetje të policisë”, deklaroi ministri Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here