Saturday, April 27, 2024
Home Kronika Itali/ “Shqiptarët pjesë e Ndragheta”, zbulohen detaje të reja

Itali/ “Shqiptarët pjesë e Ndragheta”, zbulohen detaje të reja

0
631

Pas hetimeve që zgjatën dy vite, gjatë ditës së djeshme u bë e mundur arrestimi i 90 personave, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e mafias famëkeqe “Ndragheta”.

Por prokurori Kombëtar i mafias italiane, Federico Cafiero de Raho ka dhënë detaje të reja, të cilat implikojnë edhe shtetas shqiptarë në grupin e trafikut të drogës.

Duke iu përgjigjur interesit të medias, prokurori shprehet se ky grup ka përdorur porte të rëndësishme për të kaluar sasi të madhe kokainë.

Disa nga pikat strategjike që përdorte grupi mafioz “Ndragheta” siç shprehet De Raho ishin; Porti Antëerp në Belgjikë, Rotterdami, Genoa, Livorno, Napoli dhe Salerno”. Substanca narkotike, që vjen nga portet e Evropës Veriore, u dërgua në Milano, por edhe në Emilia-Romagna dhe në  Kalabri.

Gjithashtu raportohet se marrëdhënia e shqiptarëve me një grup kriminal nga Turqia ka qenë shumë intensiv në trafikun e drogës, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me pjesëtarët e grupit famëkeq “Ndragheta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here