Friday, April 26, 2024
Home Uncategorized Vrasjet e shqiptarëve, përgjigjet Athina: I kemi zbardhur të gjitha rastet, dënojmë...

Vrasjet e shqiptarëve, përgjigjet Athina: I kemi zbardhur të gjitha rastet, dënojmë racizmin

0
713

Greqia i është përgjigjur Shqipërisë në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptare. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Aleksandro Gjenimmata thotë se autoritetet kanë zgjidhur të gjithë rastet që përmend qeveria shqiptare.

Zyrtari i qeverisë greke thotë se janë të vendosur për të goditur krimin në çdo formë dukë dënuar dhunën dhe racizmin.

“Greqi është një vend Europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyrë efektive. Autoritetet kompetente trajtuan dhe zgjidhen menjëherë të gjitha çështjet që përmend Ministria e Jashtëme e Shqipërisë, ashtu siç dhe përmendet në deklaratë e policisë grekë. Vendosmëria e organeve kompetente të Greqisë për të goditur krimin në çdo formë është diçka që duket dhe përsërisim qëndrimet tona të përhershme për të dënuar të gjitha format e dhunës dhe racizmit, të cilat gjithashtu mund të kushtojnë jetë njerëzore.

Përgjithësimet që përpiqet të bëjë MPJ e Shqipërisë duke u përpjekur të lidhë raste të ndryshme penale dhe t’i vendosë ato në një fushatë të hapur të urrejtjes dhe dhunës nuk janë realiste dhe janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Ndërkohë Athina zyrtare kujton sërish vrasjen e minoritarit Kostandinos Kacifa, duke thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve. Ndërkohë i bën thirrje ministrisë së Jashtme shqiptare të tregohet më e përgjegjshme si dhe vetëpërmbahet dhe të ruajë qetësinë që kërkohet në të tilla raste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here