Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Patozi: Studentët kundër pazareve të pista politike Rama-Basha

Patozi: Studentët kundër pazareve të pista politike Rama-Basha

0
741

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24 foli për protestën disa-ditore të studentëve.

Ai tha se protesta ka shenja të mira, edhe pse s’mund të themi se po përseritet historia.

Më shumë se sa vetëm për tarifat apo për përmirësimin e kushteve, sipas Patozit, kjo protestë ka të bëjë me një mllef ndaj sistemit politik në Shqipëri dhe mungesës të së drejtës.

“ Shpresoj që frutet e kësaj proteste mos të jenë vetëm për tarifat apo përmirësimi i kushteve të konviktete, po të ketë peshë sociale. Kjo protestë ishte reagim intuitiv, nuk ishte organizim i mirëfilltë për të arritur në këtë pikë. Është një akumulim i një revolte që është kthyer në ortek.

Atëherë shqiptarët reaguan mes studentëve por më pas dhe të tjerët, nga mungesa e lirisë. Një parti-shtet që po e çonte vendin në greminë ekonomike. Atëherë shqiptarët arritën të jashtëzakonshmen.

Shqiptarët sot janë të mërzitur nga shfrytëzimi i lirisë nga një kastë, ata po kërkojnë goditjen e sistemit. Shqiptarët kanë sot nevojë për një shtet të së drejtës, për një shoqëri ku mund të zgjedhësh e zgjidhesh lirisht. Ne po shkojmë duke e përkeqësuar sistemin e të zgjedhurit. Studentët sot nuk protestojnë vetëm për tarifat e larta, por për atë që i pret pasi të mbarojnë universitetin.

Ata janë sot një model për t’u ndjekur. Ata që kritikojnë studentët duhet të bënin si ata, prandaj të lihen të qetë. Ata duhet ta vendosin. Ata kanë refuzuar dhe opozitën, rast unikal. Nuk duan të bëhen pis nga politika. Qeverinë dhe opozitën larg. I konsiderojnë së dyja si pjesë të problemit dhe jo si zgjidhje.

Një kauzë që nuk është e tyre duan ta shfrytëzojnë për qëllime politike.

Pazari i fundit i pistë politik i Ramës dhe Bashës, ai i para zgjedhjeve, u bë në sy të mbarë publikut dhe sigurisht që studentët këtë. S’mund të pranojnë këtë sistem që i serviret.

PD është pjesë e problemit. Se kjo bindje e studentëve është kundër tyre. Kanë arrëitur në përfundimin që ky sistem politik duhet përmbysur,” tha Patozi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here