Strumbullari i protestave studentore, reforma e Arsimit të Lartë që s’gjeti konsensusin e Universiteteve

0
689

E nisur në janar të vitit 2014, me ngritjen e Komisionit prej 11 profesorësh, reforma e Arsimit të Lartë, e mbrojtur në vazhdimësi nga kryeministri Edi Rama ende nuk ka arritur të gjej mbështetje te pedagogët dhe studentët, por u miratua në seancën parlamentare të 22 korrikut të vitit 2015.

I gjithë procesi i hartimit të saj u shoqërua me kundërshtim të pedagogëve, si dhe me protesta nga studentët.

StudentjaKemi kërkuar vazhdimisht të mos ngrihen më tarifat. Të mos ndahen fondet publike midis privatit edhe publikut, por të rriten investimet shtetërore.

Financimi dhe autonomia e cunguar ishin çështjet më të kontestuara të saj që detyruan disa nga pedagogët të dalin hapur me kundërshtitë e tyre, duke artikuluar se kjo reformë po kryhet vetëm për interesa të universiteteve private.

Mark Marku: Ky është pikë për pikë, zbatim i objektivave të grupeve të caktuara të interesit të cilët synojnë të ndërtojnë një sistem të tillë arsimor, që favorizon pastërtisht interesat financiare. 

Artan Fuga: Shihni çfarë thotë teksti që lexova atje. Një doktor që do bëhet doktor pas hyrjes në fuqi të këtij projektligji mund të jetë me një kontratë 3 vjeçare, por ama ky doktor mund të zgjidhet anëtar senati, që do të thote se ne do të kemi doktor me kontratë 3 vjeçare, anëtar senati që dekani mund t’i mos i përsërisi kontratën senatorit që normalisht drejton dekanin. Unë nuk e di se si mund të ndodhe kjo dhe nuk kam parë kurrë, ndonjë raport të tillë pervers midis atij që është autoritet dhe atij që është nën atë autoritet.

Arlind Qori: Procesi i cili kërkon të privatizojë strukturat e universiteteve publike, të ndajë fondet, edhe ato të pamjaftueshme, mes universiteteve publike dhe private dhe për pasojë të tregtarizojë strukturën e universiteteve dhe të rris tarifën studentore. Qeveria do prodhojë borde burokrate që do vendosin për cilësinë e arsimit të lartë. Paramendoni. Burokrat pak të shkolluar që të vlerësojnë për kërkimin shkencor të akademizmit shqiptar.

Struktura e parashikuar nga ligji për kërkimin shkencor do të jetë Agjensia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin. Kjo agjensi, ndryshe nga raporti përfundimtar i anëtarëve të komisionit për hartimin e reformës, që i jepte autonomi të theksuar në ligj NENIT 12 thotë se është nën varësinë e Ministrisë së Arsimit, e cila ka për detyrë shpërndarjen e fondeve dhe vlerësimin e kërkimit shkencor.

Agjensia përbëhet nga 10 veta dhe shumica e anëtarëve janë përfaqësues të Qeverisë. Po ashtu edhe Agjensia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, parashikoi të ishte një strukturë e pavarur, por në ligj, NENI 11 thotë se është në varësinë e Ministrisë së Arsimit.

Sa për financimin në kreun 12 të ligjit, buxheti i shtetit tashmë nuk do të akordohet vetëm për institucionet e arsimit të lartë shtetëror, por do të shpërndahet në formë grantesh për institucionet e arsimit të lartë, publik, jopublik dhe jopublik të pavarur në bazë të konkurencës së lirë mes tyre dhe cilësisë.

Në bordet e administrimit të universiteteve, në 5 prej tyre Qeveria ka shumicën e anëtarëve dhe pasi këto universitete nuk arrijnë të sigurojnë vetë më shumë se 50 % të financimit, ndërsa Universiteti i Tiranës është i vetmi që garanton një vetë financim të kënaqshëm, më shumë se çfarë jep buxheti i shtetit.

Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga miratimi Karta e studentit, e parashikuar në NENIN 100 të ligjit nuk funksionon. Me këtë kartë studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara, që mbulohen nga buxheti i shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here