Monday, May 6, 2024
Home Aktualitet 9 balona për 9 dëshirat e studentëve

9 balona për 9 dëshirat e studentëve

0
749

Studentët të cilët po qëndrojnë para kryeministrisë kanë lëshuar mbrëmjen e sotme 9 balona në qiell si simbol i 9 dëshirave të tyre, që lidhen me kërkesat që ata i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Syri.net, balonat me flakë, ngrihen mbi kryeministrinë. Ndërkohë që studentët kanë vendosur që të mblidhen sërish edhe më të fuqishme pas pushimeve të festave dhe për ti bërë të qartë kryeministrit dhe qeverisë se askush nuk mund ti marrë ata nëpër këmbë, dhe i vetmi dialog mes tyre do të jetë plotësimi i menjëhershëm i kërkesave.

Shihni VIDEO-n:

Mbyllet protesta e studentëve: Do të rikthehemi më të fortë në janar

Studentët kanë mbyllur protestën e tyre për këtë vit, duke lajmëruar se do të rikthehen në janar. Pas më shumë se dy javëve rezistencë, studentët lajmëruan se kanë nevojë për të marrë pak pushim, për t’u rikthyer me energji të reja pas festave. Në këtë mënyrë, protestat e studentëve kanë ndaluar pavarësisht se tetë kërkesat e tyre nuk u përmbushën nga qeveria.

Pas 17 ditëve rezistencë, studentët mbyllën të premten protestën e tyre për tu rikthyer sërish në janar me kauzën për plotësimin e 8 pikave.

Studentët thanë se protesta e tyre do të rikthehet edhe më e fortë vitin e ardhshëm.

” Të gjithë fakultetet kanë marrë një vendim që sot të jetë dita e fundit e protestës për këtë vit dhe do të rikthehemi përsëri në janar me të gjithë fuqinë dhe me qëndresën tonë të palëkundur ndaj kauzës sonë”.

Por, çfarë ndodhi në më shumë se dy javë protestë e cila u mbyll ndonëse tetë kërkesat nuk u plotësuan?

Studentët dolën fillimisht me 4 kushte, që lidheshin me heqjen e tarifave për provimet e prapambetura, pjesmarrja në borde, vota e studentit si edhe përmirsimi i kushteve në konvikte. Pika e parë e kërkesës së tyre u plotësua nga Ministria e Arsimit.

Nikolla: Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dyja duart.

Pas kësaj “fitoreje” të tyre studentët shtuan kërkesat dhe çuan në 8 numrin e pikave të tyre, duke vijuar çdo ditë protestën, e cila fillimisht u përqendrua te Ministria e Arsimit.

Por, kjo protetstë mori edhe një mbështetje të madhe nga qytetarët.

Kulmi i protestës ishte më 11 dhjetor, kohë kur pjesmarrja arriti limitet e rrugës së Durrësit, e cila u tejmbush me studentë, gjimnazistë dhe qytetarë. 

Afati i vendosur nga studentët për Kryeministrin ishte ora 16.00 për të marrë përgjigjen me plotësimin e pikave.

Pas kësaj mungese, ata e zhvendosën protestën sa te Kryeministria, Ministria e Arsimit dhe Zogu i Zi, ku bllokuan rrugën.

Përgjigja e vetme që morën studentët nga Kryeministri ishte ftesa për dialog në rrjetet sociale. Por, studentët e refuzuan.

Megjithatë, Kryeministri zgjodhi të shkojë vetë nëpër Fakultete dhe të flasë me studentët, por nuk u mirëprit nga ta.

” O zotëri, ti i ke qejf monologjet”.

“Nuk na blini dot siç ke blerë 100 apo 1000 freshista. Ky nuk është dialog”.

Rama: Me këtë edukatë nuk ka kalorifer dhe  nuk ka bibliotekë dixhitale dhe s’ka tarifë që u bën derman.

Përgjysmimi i tarifave të studimit për nivelin bachelor ishte një pikë që kryeministri Rama vendosi ta plotësojë.

Ndonëse Rama ka bërë me dije se është dakort me pikat e tyre në parim, vetë studentët nuk mjaftohen me këtë deklaratë, por kanë kërkuar vendim me shkrim për to.

Këto 8 kërkesa, nëse nuk do të jenë plotësuar deri në janar, do të rikthejnë studentët në protestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here