VIDEO-FOTO/ I dehur, prefekti i Korçës aksident dhe sherr me shoferët

0
718

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vashtëmi të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej të cilave me targa të huaja.

Burime bëjnë me dije se në një nga mjetet e përfshira në aksident ndodhej edhe prefekti i qarkut të Korçës, Dhori Spirollari.

Spirollari, i cili ishte pasagjer në një nga mjetet, mësohet të ketë qenë i dehur dhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera.

1 / 3

Megjithëse rruga ishte e pastruar nga dëbora, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti tip Hundai Tucson i prefektit të Korçës.

Prefekti i Korçës, ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera, dhe për të qetësuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e dëmeve.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here