Kryemadhi thirrje për protesta: Të ngrihemi për interesin kombëtar

0
463

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi bëri thirrje për protesta.

“Ne duam të jemi për ato vajza që janë bërë lodra për krimin, që të jenë me integritet dhe besim. Duhet të luftojmë për djemtë tanë që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ne duhet të luftojmë për ato burra dhe djem që krimi ka zaptuar trupat e të cilëve nuk gjenden.

Ne e duam Shqipërinë, ashtu siç duam familjen. Ne jemi sot për të gjithë Shqipërisë. ne jemi një popull që ka një zemër të madhe dhe luftëtare. Ne jemi popull që dimë të luftojmë, jemi një popull që kemi mbijetuar përabllë mijëra pushtimeve. Jemi një popull që askush nuk mund të na përdhosi. Fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision i cili është i qartë të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërinë europine”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here