Thursday, May 9, 2024
Home Politikë Kryesia e PD, Duma: Të ofrohet garë e duhur për fituesin e...

Kryesia e PD, Duma: Të ofrohet garë e duhur për fituesin e vërtetë

0
472

Një ditë para zgjedhjes së Kryesisë së re të PD, deputetja Grida Duma ka thënë se ndihet e vlerësuar që është pjesë e kandidatëve, ndërsa ka kërkuar që të behet një garë e vërtetë për zgjedhjen e fituesve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ketë suksese PD.

E ftuar në emisionin ‘Zone e lirë’, Grida Duma u shpreh se ekipi i PD duhet të qartësohet.

“Unë jam njeri super i vlerësuar në PD, nuk është çështje me Bashën por është meritën e njeriut dhe kontributit në PD… Ndihem e vlerësuar për kandidaturë. Shpresoj që të ofrohet garë e duhur për fituesin e vërtetë, sepse ata që vijnë nga fitues nga gara e vërtetë, atëherë do kenë suksese. Por nëse e vlerëson vetëm kryetari, nuk kthehet fitues. Ekipi besoj se i ka ardhur koha të qartësohet, jam për një ekip të qartë. Është në dorë të Bashës ta bëjë këtë dhe padiskutim ky është qëndrimi im, që të ketë një ekip të qartë. E kam thënë edhe më herët ketë, se përndryshe njerëzit do të vazhdojnë te kërkojnë “kush, kush, kush”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here