Wednesday, May 8, 2024
Home Aktualitet Konfirmohet në detyrë prokurorja e krimeve të rënda Donika Prela

Konfirmohet në detyrë prokurorja e krimeve të rënda Donika Prela

0
582

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë “OK” drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Sot KPK tha se pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit.
Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e prokurorisë së shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.
Vendimi ishte vendosur të shpallej më 28 janar por për shkak të disa denoncimeve, KPK vendosi ta shtynte shpalljen e vendimit për më 5 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here