Monday, May 6, 2024
Home Politikë Kryemadhi takon Ambasadorët e BE-së një javë para protestës

Kryemadhi takon Ambasadorët e BE-së një javë para protestës

0
530

Një javë para protestës së 16 shkurtit të organizuar nga opozita, kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e Bashkimit Europian.

Në takimin që zgjati përreth 2 orë, Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Kryemadhi për medit tha se ishte një takim informues ku ndanë qëndrimet e LSI për hapjen e negociatave dhe përshpejtimin e reformave.

Monika Kryemadhi: Është takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt.Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër.

Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari.

Kur u pyet nëse pjesë e diskutimeve ishte dhe protesta, Kryemadhi tha: “Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here