Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Polici kap korrierin shqiptar të drogës me 130 mijë euro kokainë

Polici kap korrierin shqiptar të drogës me 130 mijë euro kokainë

0
569

Policia e Palermos në Itali ka arrestuar një korrier shqiptar droge me 4.5 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën  e  mbi 130 mijë eurove.

Shqiptari me inicialet S.J është arrestuar ndërsa udhëtonte me automjetin e tij në një nga daljet e autostradës Buonfomello-Termini Imerese, pranë Palermos.

Pas një kontrolli rrugor e me ndihmën e qenit antidrogë Elisir, në automjetin e shqiptarit është gjetur kokaina e fshehur në një vend të modifikuar enkas pranë airbagut në anën e pasagjerit.

Kokaina e cilësisë mjaft të pastër ishte e konfeksionuar në 4 pako me një peshë totale 4.5 kg.

Shqiptari S.J është vënë në pranga e është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here