Vllaznia e basketbollit, drejtuesit: Asnjë tolerim për performancë të dobët…

0
1078

Drejtuesit dhe stafi teknik i klubit të basketbollit Vllaznia kanë zhvilluar mbrëmjen e së dielës një analizë të thellë për humbjen ndaj Goga Basket në kampionat. Gjatë analizës u munduam të nxjerrim defektet gjatë ndeshjes, sidomos gabimet në lojë dhe përformancën e dobët të disa lojtarëve, veçanarisht atyre të huaj. Në mënyrë që të riparohen sa më parë këto probleme dhe skuadra të jetë sa me kompakte në ndeshjet e radhës dhe ti përballojë me sukses sfidat e tjera.

Mesazhi i presidentit Xhaferi ka qenë i qartë: Skuadra do të luftojë deri në fund që të arrijmë objektivat tonë dhe nuk do të ketë asnjë tolerim për secilin nga pjestarët e ekipit për performancë të dobët në ndeshjet e ardhshme. Nga ana tjetër, falenderojmë përzermërsisht tifozerinë e mrekullueshme dhe të zjarrtë shkodrane për mbështetjen që na dhanë në ndeshjen ndaj Goga Basket dhe u kërkojmë falje që nuk ua shpërblyem me një fitore.

Prandaj, kërkojmë që të kemi përsëri mbështetjen e tyre, pasi janë lojtari i 6-të për ne dhe jemi borxhli ndaj tyre për humbjen në shtëpi ndaj Gogës.
Ne jemi Vllaznia dhe sëbashku do ia dalim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here