Rikthehet aksioni i mbledhjes se armeve, qeveria miraton planin strategjik me jetegjatesi deri ne 2024

0
751

Strategjinë që nisi Sajmir Tahiri duket se do ta vijojë Sander Lleshaj, pas pauzës që pati aksioni kombëtar për grumbullimin e armëve në kohën e ish ministrit Fatmir Xhafaj. Këshilli i Ministrave, përmes miratimit të një plani strategjik, i ka hapur rrugë rinisjes së një aksioni kombëtar për gjurmimin, mbledhjen dhe shkatërrimin e armëve, municioneve dhe eksplozivëve në duart e shqiptarëve.

Udhëheqëse e këtij proçesi delikat do të jetë vetë ministria e linjës, policia e shtetit dhe ministria e mbrojtjes, ndërsa puna do të monitorohet nga Komisioni Kombëtar për Armët e Vogla dhe të Lehta, i ngritur me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Zbatimi i këtij plani do të ketë një shtrirje kohore deri në vitin 2024 dhe parashikon që të ulet në mënyrë të konsiderueshme qarkullimi i paligjshëm i armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve drejt, brenda dhe përtej vendit tonë, si dhe të ulet numri i armëve të zjarrit që mbahen në mënyrë të paligjshme në Shqipëri si dhe të shkatërrohen ato.

Sipas dokumentit strategjik, aktualisht në duart e shqiptarëve janë 325 mijë armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Në vitin 1997 janë grabitur 549,775 armë, 839,310,038 municione dhe 16,000,000 eksplozivë. Në periudhën mars-qershor të ’97 janë grumbulluar 222,918 armë 118,134,222 municione dhe 1,539,828 eksplozivë. Ndërkaq, gjatë amnistisë janar–prill 2017, janë mbledhur 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore dhe 580.634 municione të ndryshme. Pra, më shumë se sa gjysma armëve, municioneve dhe eksplozivëve të grabitura janë ende në duart e shqiptarëve dhe mund të shërbejnë ende për ngjarje të rënda kriminale, apo për krime të rëndomta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here