Thursday, May 2, 2024
Home Politikë Basha deputetëve për mandatet: Shqiptarët na dhanë besim, na takon t’i udhëheqim

Basha deputetëve për mandatet: Shqiptarët na dhanë besim, na takon t’i udhëheqim

0
485

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar ku po diskuton mbi propozimin e një dite më parë të kryetarit të kësaj partie Lulzim Basha për dorëzimin e mandateve të deputetëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka deklaruar: “Ne jemi në borxh me qytetarët, ata na dhanë besimin, ne duhet të jemi me ta. Gjendja është emergjencë kombëtare. Ky është hap nga pozita e dominimit të forcës popullore. Na takon ne të udhëheqim shqiptarët”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në mbledhje po flasin të gjithë deputetët me radhë dhe deri tani asnjë nuk është shprehur kundër lënies së mandatit.

Burimet bëjnë me dije gjithashtu se aleatët e Bashës presin vendimin e PD-së dhe pastaj do të vendosin për mandatet.

Në mbledhjen e sotme, Basha do të diskutojë edhe lidhur me mbajtjen e protestës së radhës të enjten, që kësaj here mësohet se do të zhvillohet para Kuvendit dhe jo Kryeministrisë.

Pas PD, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë mbledhje grupi në orën 13 pikërisht për këtë çështje.

Deri tani nga LSI nuk ka pasur asnjë qëndrim. Në një status në Facebook, Kryemadhi dje shkruante se “beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”

Por në asnjë moment nuk përmendi mandatet.

Propozimin për dorëzimin e mandateve, Basha e artikuloi në një konferencë të posaçme për mediat, 24 orë pas protestës masive në sheshin para Kryeministrisë.

Basha tha se ka lexuar mesazhin e protestuesve, Partia Demokratike ka ezauruar të gjitha rrugët institucionale dhe nuk mund të jetë më fasadë në parlament.

Basha përsëriti thirrjen për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here