Wednesday, May 1, 2024
Home Politikë Rama porosit grupin: Mobilizohuni për zgjedhjet pavarësisht se çfarë bën opozita

Rama porosit grupin: Mobilizohuni për zgjedhjet pavarësisht se çfarë bën opozita

0
516

Jo vetëm nga kampi opozitar por edhe shumica zhvilloi këtë të hënë mbledhjen e radhës së grupit parlamentar.

Ndryshe nga takimet e përjavshme, mbledhja e sotme e grupit të PS-së kishte vetëm një element shtesë, nëse do të marrë apo jo në konsideratë thellimin e krizës politike pas deklaratës së Bashës për djegien e mandateve.

Por burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje grupit të organizohen për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita.

Më herët Rama zhvilloi takimin e përjavshëm me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në Kryesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here