I dënuar me 14 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë shfrytëzuesi i prostitucionit

0
597

Një 49 vjeçar, banues në Tiranë u arrestua nga policia pasi rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga përfundoi M.K., i cili rezulton i dënuar në Itali me 14 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

“Autoritetet italiane kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit në Firence, Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 14 vjet e 4 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucioni””, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here