Kriza politike, Dule citon Aristotelin: Tirania, sistemi më i keq dhe më negativ

0
560

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule i është referuar filozofit të madh grek Aristotelit, për të përshkruar situatën politike të sotme në Shqipëri.

Dule shkruan në rrjetet sociale se “Tirania, është ai lloj sistemi në të cilin pushtetin e merr një njeri i vetëm”, duke nënkuptuar kështu qartë Kryeministrin Edi Rama.

Ja reagimet e sotme të Vangjel Dules në rrjetet sociale

Aristoteli në shekullin e katërt para Krishtit dallonte 6 sisteme politike, 3 pozitive dhe 3 negative. Ndër to, më të keq konsideronte tiraninë.

Tirania është ai lloj sistemi në të cilin pushtetin e merr një individ, tirani, përmes dhunës ose mashtrimit dhe e ushtron atë me kriter interesin vetjak dhe me sjellje despotike ndaj komunitetit. Dallon kush ndonjë ngjashmëri me situatën e sotme në Tiranë?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here