Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli: Sot nga Shkodra mbi 4 mijë protestues drejt kryeqytetit…

0
686

Kryetari i partise demokratike dega Shkoder, Xhevdet Amuli:

Kjo nuk eshte protesta e pare, por e disata here radhazi qe protestuesit nga Shkodra nisen drejt Tiranes per te protestuar per rrezimin e kesaj qeverie. Edhe sot qe nga ora 06:15 te mengjesit ka filluar nisja e autobusave nga sheshi tek Katedralja, tek sheshi “Isa Boletini”, ne Postrribe, ne Velipoje dhe nga disa pika te tjera te qytetit.

Keto protesta nuk kane te ndalur deri ne krijimin e nje qeverie tranzitore dhe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme te lira dhe te ndershme. Mbeshtetja nuk do te jete vetem nga Shkodra por edhe nga te gjithe qytetet e Shqiperise do te vershojne sa here qe te kete mbledhje parlamenti, per bllokimin e tij dhe rrezimin e kesaj qeverie.

Protestat nuk kane te ndalur, protesta e tjeter eshte ajo e 16 marsit e cila do te zhvillohet para Kryeministrise dhe mendohet te jete nje nder protestat me te medhaja qe jane realizuar ndonjehere gjate ketyre viteve.

Sot mund te shkojne mbi 4 mije persona drejt kryeqytetit te Shqiperise vetem nga qyteti I Shkodres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here