Itali, shqiptarja kapet në stacionin e autobusit me 50 mijë euro kokainë

0
610

Një 33-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Ragusa, pasi u kap me 700 gram kokainë.

Shqiptarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur akuzohet si transportuese droge.

Ajo u arrestua gjatë një operacioni në stacionin e autobusit të qytetit, ku iu gjetën dy zarfa me kokainë.

Lënda narkotike nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 50 mijë eurove.

Gruaja shqiptare e arrestuar ishte me dokumente të rregullta. Ajo do të dëbohet dhe do të kthehet në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here