Sunday, May 26, 2024
Home Aktualitet Kastriot Bejtaj nxorri nga kolpasi shoqëritë e naftës, por u shkarkua nga...

Kastriot Bejtaj nxorri nga kolpasi shoqëritë e naftës, por u shkarkua nga ministrja Balluku

0
608

Eshte konsideruar i papritur shkarkimi i Drejtorit të Albpetrol, Kastriot Bejtaj nga ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndërkohë që pritet të zhvillohet një tender për shitjen e 75 mijë ton naftë bruto me një vlerë prej 2.5 mld lekë.

Burimet kanë bërë të ditur se ndryshimi është në vazhdën e zhvendosjes së emrave nga postet drejtuese që janë në varësi të Ministrisë së Energjetikës ndërkohë Kastriot Bejtaj një gjeofizikant i njohur, ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë.

Po kush eshte Kastriot Bejtaj
Kastriot Bejtaj ka drejtuar shoqërinë APC (Albania Petroleum Corporation) për 4 vite rresht nga momenti i krijimit deri në likuidimin mbi bazën e VKM, pasi ajo e kreu misionin e saj.

Gjatë 4 viteve të drejtimit të tij u arrit që shoqëritë e naftës të dalin nga kolapsi ku ishin zhytur dhe të futen në aktivitet normal pune duke përmirësuar ndjeshëm dhe në mënyrë të shpejtë treguesit ekonomiko- financiar të tyre. “Jo vetëm kaq por gjatë  kësaj periudhe katër vjecare është bërë i mundur jo vetëm frenimi i rënies së prodhimit por të sigurohet dhe rritja e tij. Përmes këtyre arritjeve u bë e mundur që jo vetëm të derdhen në buxhetin e shtetit të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktiviteti i kompanive, gjë që nuk ishte bërë prej vitesh por dhe të shlyheshin dhe një sërë detyrimesh të trashëguara në vitet paraardhëse” konstaton Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë Albania Petroleum Corporation (APC )SH.A.

Në periudhën shkurt 2005- janar 2006 Kastriot Bejtja ka kryer detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së përgjithshme të programit Ekonomik pranë ish ministrisë së Ekonomisë.

Edhe këtu i janë vlerësuar aftësitë intelektuale të shprehura në nivelin e drejtimit punën në grup dhe respektimin e kodit të Etikës.

Edhe si drejtues i zyrës së Petromanas në Tiranë, deri në janar 2014, Bejtaj është vlerësuar për aftësitë e tij.

Kastriot ka qenë një ndër më të mirët me të cilët kam punuar në shtetet ku kemi shtrirë aktivitetin. Njeri me personalitet, vendosmëri, aftësi lidershipi që e bënin atë të ishte një drejtues ekselent. Do të punoja sërish me të”shkruan Glen McNamara, ish  CEO i Petromanas Energy Inc në vlerësimin e tij.

AlbPetrol sapo ka miratuar planin strategjik të prodhim-shfrytëzimit, strukturën dhe planin e masave dhe për 2018 rezulton kompania shtetërore me fitimin më të lartë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa shoqëria ushtron aktivitetin e saj edhe në Zyrën e Përfaqësimit në Tiranë si dhe në qendrat e prodhimit në Fier, Ballsh, Kuçovë, Patos.    

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here