8 Marsi/ Urimi i veçantë i Nora Malaj: Qofshi të bekuara të gjitha gratë e vajzat e vendit tim

0
650

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, ka bërë një urim të veçantë.

Përmes një potimi në rrjetet sociale, ish-zv/ministrja e Arsimit  gjen rastin të urojë gratë shqiptare, e veçanërisht ato të Beratit.

Nga Nora Malaj

Sot ditë reflektimi! 8 Marsi! Takimi i sotëm ishte me zonjat e Beratit! Rrugës duke shkuar për në takim m’u kujtuan vargje e De Rades : “ O Berat more Berat , këndon Mara që me natë!”.

Kur takon zonjat e Beratit, koha ndalet e ti ke dëshirë të dëgjosh me vëmendje secilën prej tyre. Ato, me modestinë e tyre , thjeshtë , kanë dëshirë të flasin pafund , për hallet e tyre. Dikush ka bashkëshortin të sëmurë dhe kërkon ndihmë më të specializuar, dikush ka probleme me punën , pasi mundësitë për punësim janë kufizuar, dikush ndan gëzimin me ty se është bërë gjyshe, dikush është në prag të fejesës dhe dëshiron të ndaj me ty shqetësimet që e kanë kapur. Shumë kush është vetëm se fëmijët janë në emigracion, e ato kanë frikë si të moshuara që janë , se mos ikin nga kjo jetë pa u takuar më me fëmijët e tyre??!!

Dhe ty të duket vetja, rrethuar nga dashuria e mirënjohja e tyre, si terapiste që po bën terapi në grup. Ndjen se në ajër energjia që shkëmben me to është ndjesa më e fuqishme që rrezaton forca e fjalës e energjia e shpirtit. Ato janë të gjitha luftarake dhe e duan e dëshirojnë ta gëzojnë jetën . Ato duan që të jetojnë jetën me dinjitet, që jeta e tyre të ketë kuptim dhe ato të gëzojnë me forcën e shpirtit. Këto janë gratë e Beratit , të këtij qyteti që mbart në supe mijëra vite jetesë dhe madhështi .

Teksa ligjërimi i tyre vazhdon e teksa bashkëbisedojnë me këto zonja e zonjusha kupton që sfida më e madhe sot është të ndihmosh që vendi yt të bëhet , për këta njerëz të mrekullueshëm , që kanë ëndrra dhe ëndrrat duhet t’i realizojnë në qytetin e tyre të një mbi një dritareve . Duhet shkelmuar ky tranzicion i mallkuar , në emër të jetës që duhet jetuar me dinjitet e personalitet!

Faleminderit miket e mira që më besuat dhe që reflektuam sot së bashku në këtë ditë dedikuar grave e vajzave të Shqipërisë! Paçi lumturi e mirësi për jetë! Shqipërinë e lulëzojnë gratë e burrat që e çmojnë dhe vlerësojnë , familjen, gruan, vendin dhe identitetin! Sot të gjitha folën me fjalë zemre dhe dashuri për jetën! Qofshi të bekuara të gjitha gratë e vajzat e vendit tim!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here