Mustafaj: Nëse nuk hapen negociatat, nuk ka të bëjë largimi i opozitës

0
637

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj thotë se nëse ndodh sërish shtyrja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nuk do të vijë për shkak të largimit të opozitës nga Parlamenti. Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj tha gjithashtu se nuk po sheh asnjë përpjekje nga institucionet e BE-së për të ndikuar në dialogun midis opozitës dhe mazhorancës.

“Rikthimi i opozitës në Parlament është i pamundur nga ana ligjore. Institucionet e BE-së duhet të gjejnë gjuhën dhe platformën mbi të cilën do të synojnë dialogun midis opozitës dhe mazhorancës. Unë nuk shoh asnjë përpjekje serioze në këtë drejtim. Edhe sikur të shkohet me idenë se janë plotësuar kushtet dhe ka mbetur vetëm që opozita të shkojë në Parlament për t’u hapur negociatat, kjo nuk është e vërtetë sepse institucionet funksionojnë. Nuk është pengesë reale qenia apo mosqenia e PD-së dhe e aleatëve në Parlament”, tha ai.

Sa i përket propozimeve që janë bërë së fundmi nga Basha për ndryshim të Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor, Mustafaj u shpreh: “Ky lloj ndërgjegjësimi i Bashës ka rëndësinë e vetë, por koha kur po e hedh në publik më duket sikur po kërkon të bëjë lajm. Nuk ka mundësi Basha aktualisht që të bëjë ndryshimet kushtetuese edhe sikur Rama të jetë dakord. Për mua nuk bën mirë që sajon vetëm lajme, por Basha duhet të fokusohet në format e kundërshtimit të regjimit të Edi Ramës.”

Ai kritikoi edhe sjelljen e kryeministrit: “Rama ka shumë kohë që nuk ka lidhje me realitetin, që nuk ka lidhje me parimet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here