Monday, May 6, 2024
Home Politikë Kryemadhi-qytetarëve: Mos u ndalni, fundi i tyre është pranë!

Kryemadhi-qytetarëve: Mos u ndalni, fundi i tyre është pranë!

0
509

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Gramshit, të cilëve iu kërkoi të ndezin motorët dhe të bëjnë sa më shumë presion ndaj qeverisë, e cila siç tha ajo, është në grahmat e fundit të saj.

E para e  Lëvizjes Socialiste për Integrim pohoi se politika duhet të shihet nga shqiptarët si një instrument, i cili duhet të vihet në shërbemi të tyre për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe ato sociale.

“Korrupsioni i kryetares së bashkisë në Reskovec është shumë i madh. Vota janë blerë me paratë e drogës.  Njerëzit duhet ta shohin politikën, si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre, për të zhvilluar shanse  ekonomike.  Mos u ndalni, sepse në grahmat e fundit, sa më i madh është presioni, aq më pranë është fundi i tyre”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here