Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Rama: Nuk i dorëzohem petritëve të Saliut. PD-në e nxorën rrugëve

Rama: Nuk i dorëzohem petritëve të Saliut. PD-në e nxorën rrugëve

0
528

Nga Fieri ku ndodhet në kuadër të turit “Bashkia që duam”, kryeministri Edi Rama deklaroi qartë se nuk do dorëzohet para kërkesave të opozitës. Ai u shpreh para mbështetësve se ka marrë shumë mesazhe nga njerëz që i kërkojnë të mos dorëzohet dhe tha se nuk ka kujt t’i dorëzohet, duke i quajtur protestuesit në Fier, ‘petritat e Saliut’.

“100 petritat e Saliut atje te kthesa që përfaqësojnë dëshpërimin e madh të saliut dhe të çetës së tij plakë që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve, rrugëve. Rrugët e lëna rrugëve ne i morëm trashëgim dhe pak nga pak po i sistemojmë. Siç i la rrugët rrugëve e nxori PD-në rrugëve. Ju them të gjithëve të mos shqetësohen më çojnë sms ‘mos u dorëzo’, kujt t’i dorëzohemi. Atyre atje tek kthesa? Që në kthesë janë e atje do jenë për sa kohë nuk ndahen nga ata që i kanë marrë peng. Peng i ka marrë koka që s’di ku i çon”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here